AktualitetPolitikëTë fundit

Sanchez: Zgjerimi në krye të agjendës së BE-së, të ardhmen ta ndërtojmë së bashku

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, në fjalën e mbajtur në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë nënvizoi se “Këshilli Evropian ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm që ju të bëheni pjesë e BE-së dhe ky rol është akoma më i rëndësishëm sa i takon zgjerimit dhe është përparësi e lartë për BE”.

Sanchez nënvizoi se kryefjalë e agjendës së BE është zgjerimi, hap ky që u ndikua dhe mori kthesë edhe nga lufta në Ukrainë apo dhe sulmi në Gaza.

“Takimi jonë ndodh në një moment kyç së pari sepse sfidat e kontinentit tonë kanë bërë që zgjerimi në BE të jetë në krye të agjendës së saj dhe pushtimi i Ukrainës nga Rusia  ishte një kthese por jo e vetme, pandemi COVID-19, shndërrimi dixhital të gjitha këto çështje me të cilat ne duhet të përballemi na kanë treguar se të ardhmen duhet ta ndërtojmë së bashku. Dhe kjo kërkon përpjekje nga të gjithë. Takimi i krerëve të shteteve dhe qeverive të BE –së në Spanjë krijoi edhe terrenin e duhur për këto diskutime për se si mund të përshtat BE që të jetë gati për një bashkim më të zgjeruar në të ardhmen. Ne jemi tërësisht të angazhuar dhe do të punojmë për një Evropë të bashkuar e cila do të jetë edhe funksionale edhe më mirë”, deklaroi ai.

Kryeministri spanjoll tha se “ne kërkojmë nga Procesi i Berlinit angazhimin nga rajoni që është hapi i duhur për ecuri dhe ne besojmë që mund të krijohen dhe të kemi edhe gjëra më të mira në të ardhmen”.

“Dallimet mund t’i tejkalojmë dhe pajtimi është e vetmja mënyrë për të ecur përpara kjo është esenca dhe thelbi i Procesit të Berlinit, por edhe e BE-së”, shtoi ai.

“Lufta e dhunës dhe e konfliktit është e kundërta e asaj që ne mbrojmë,”, tha kryeministri spanjoll duke sjellë në vëmendje situatën në Lindjen e Mesme.

“Ne dënojmë Hamasin për sulmin ndaj Izraelit dhe Izraeli ka të drejtën e vet legjitime që të mbrohet duke respektuar të drejtën ndërkombëtare dhe humanitare. Por në të njëjtën kohë mbrojtja e qytetarëve civile është thelbësore si dhe për t’u dhënë ndihmën humanitare atyre që e kërkojnë. Ne duhet të bashkëpunojmë për ta shmangur përshkallëzimin e dhunës dhe të rigjallërojmë të gjitha përpjekjet tona për të arritur një zgjidhje për paqe mes dy vendeve”” nënvizoi kryeministri spanjoll.

Në përfundim, Sanchez tha se “e vetmja mënyrë se si mund të zgjidhet konflikti është njohja e dy shteteve në mënyrë që ato mund të bashkëjetojnë në paqe dhe siguri me njëra-tjetrën”.

 

Fraksion.com