AktualitetPolitikëTë fundit

Rama iu paraqet veprën “Rrëmbimi i Europës” udhëheqësve të BE-së

“Rrëmbimi i Europës”, titullohet piktura e piktorit italian Giovanni Domenico Cerrini, e prezantuar sot nga Kryeministri Edi Rama në hollin e Kryeministrisë pas pritjes së liderëve të rajonit dhe udhëheqësve të BE-së në kuadër të Samitit të Berlinit.

Prezantimi i pikturës u shoqërua edhe me një kërcim bashkëkohor të përgatitur nga koreografi Angjelin Preljoca.

Kryeministri Rama tha se “Preljoca është një shqiptaro-francez, një yll i shndritshëm në botën e baletit bashkëkohor. Ai u largua nga Shqipëria kur ishte në barkun e nënës së vet dhe aty mësoi të vallëzonte sepse nëna e babai u arratisën përmes maleve”.

“Franca e adoptoi dhe ai gjendet këtu për t’i uruar mirëseardhjen Macron kur të vijë më vonë”, tha Rama.

Koregrafi Preljoca u shpreh se “pak ditë më parë Edi më tha dua të bësh diçka të veçantë se do të sjell këtë pikturë të jashtëzakonshme dhe dua ta prezantoj. I thashë , Edi je i çmendur, nuk mund të krijoj gjëra të reja për 24 orë. Më pas solla dy balerinët e mi këtu dhe dje në orën 9 të darkës deri në 12 nisëm të punonim u përpoqëm të bashkonim artin e pikturës dhe artin e baletit. Dua të falënderoj Edin që më dha mundësinë të marr këtë rrezik, të shfaq këtë balet përtej kësaj pikture”.

Më tej kryeministri Rama tha se “i thashë se do të shkonte shumë mirë sepse Ballkani Perëndimor pikturon dhe Bashkimi Evropian vallëzon”.

“Ju përpiqeshit në mesnatë të sillnit këtë balet, unë u mundova e luftova të kishim një mot të mirë dhe se nuk mund të kishim një proces të Berlinit me një mot britanik apo holandez”, tha Rama.

Samiti i Procesit të Berlinit, mbahet sot për herë të parë në rajon dhe konkretisht në Tiranë. Në samit marrin pjesë gjithë liderët e vendeve të Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së.

 

Fraksion.com