AktualitetPolitikëTë fundit

Presidenti i Këshillit Europian në Tiranë: Zgjerimi, investim në paqen dhe begatinë e BE-së! Duhet të jemi gati deri në 2030

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, theksoi rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Duke folur nga Piramida e Tiranës, ku po mbahet Samiti i procesit të Berlinit, Michel tha se dy dyja palët duhet të jenë gati për zgjerim deri në vitin 2030.

“Zgjerimi është investim në paqen dhe begatinë e BE dhe anëtarëve tanë të ardhshëm. Rrugëtimi juaj ka nisur më shumë se 20 vite më parë në BE. Ka qenë një rrugë shumë e ngadaltë. Zhgënjyese. Por tani, besoj që duhet të jemi gati në të dyja anët deri në 2030 për t’u zgjeruar. Lufta në Ukrainë e ka përqendruar vëmendjen tonë te zgjerimi”.

Realizimi i tregut të përbashkët do të nxisë këtë lloj integrimi, tha Michel.

“Nuk ka asnjë bashkëpunim pa pajtim, nuk ka të ardhme të qëndrueshme pa pajtim. Kjo do të jetë fryma për këtë samit. Qytetarët tanë duan një të ardhme më të ndritshme. Ne mund të bëjmë ndryshimin, mund ta bëjmë realitet së bashku”.

 

Fraksion.com