AktualitetPolitikëTë fundit

Nis me balet samiti i Procesit të Berlinit, Rama: Krijim i Perlocajt, yllit të shndritshëm që na e adoptoi Franca! Koreografi: Ma kërkoi vetë Edi, është i çmendur! Ja ç’më tha

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar performancën artistike të baletit me të cilën ishte zgjedhur të çelej për herë të parë samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë. Rama tregoi se koreografia është thurur mjeshtërisht nga koreografi Anxhelo Perlocaj për të cilin Rama ndau edhe vlerësimin e tij maksimal. Një fjalë e mbajti edhe Perlocaj i cili u shpreh se e ka bërë koreografinë në kohë rekord ndërsa zbulon edhe bisedën me kryeministrin.

Pjesë nga biseda:

Rama: Një shqiptaro francez një yll i shndritshëm në botën e baletit bashkëkohor. Ai u largua nga Shqipëria kur ishte në barkun e nënës. Dhe aty mësoi të vallëzonte se prindërit e tij u arratisën mes maleve ndërsa Franca e adoptoi

Perlocaj: Faleminderit që patët durimin të ndiqnit diçka të vogël, I thashë, edi je i çmendur, mendon se bëj gjëra për 24 orë? Më pas solla 23 balerinët e mi m=këtu dhe dje nismë të punonim u përpoqëm të bashkonim artin e pikturës dhe baletit. Dua të falënderoj Edin që ma dha këtë mundësi.

Rama: I thashë do shkojë mirë, sepse Ballkani perëndimor pikturon BE-ja vallëzon. U mundova të rregulloj dhe  motin se s’mund ta nisnim samitin me motin e Britanisë apo Holandez.

 

Fraksion.com