AktualitetPolitikëTë fundit

Macron mbërrin në Tiranë për vizitë zyrtare dyditore

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron mbërriti këtë mbrëmje në Tiranë, për një vizitë zyrtare dyditore.

Macron u prit në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

Nesër, më 17 tetor 2023, Presidenti francez do të takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Presidenti francez ishte planifikuar të ishte pjesë e Samitit të Berlinit që u zhvillua sot në Tiranë, por vizita e tij, sipas medieve franceze, u shty me disa orë dhe shkak për këtë ishte vrasja e mësuesit në Francë, si edhe konflikti në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe grupit Hamas.

Vizita e Macron në vendin tonë shënon një ngjarje historike mes Shqipërisë dhe Francës, pasi është vizita e parë e një presidenti francez në Shqipëri.

Fraksion.com