AktualitetTë fundit

Kolegji i Europës në Tiranë çel sot aplikimet

Delegacioni i BE-së në Tiranë e konsideron historike hapjen në Tiranë të Kolegjit të Europës, i pari kampus jashtë BE-së, duke i hapur dyert njëkohësisht arsimimit të nivelit botëror për studentët shqiptarë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe rektoren e Kolegjit të Evropës, Federica Mogherini, çelën aplikimet për vitin akademik 2024-2025 në kampusin e Tiranës.

“Kolegji i Evropës do t’u japë mundësi studentëve të rinj nga Shqipëria, atyre nga Ballkani Perëndimor dhe nga e gjithë Evropa që të njohin BE-në në thellësi dhe në të ardhmen të bëhen ata që do ta përfaqësojnë në të gjithë botën”, thekson Delegacioni i BE-së në në postim në rrjetet sociale.

Në vigjilje të Samitit të liderëve të Procesit të Berlinit, i cili mbahet sot në kryeqytet, u zhvillua dje në Shtëpinë e Europës, ceremonia e lançimit të programeve për vitin akademik 2024 – 2025, i cili do të nisë me 31 studentë. Gjatë ceremonisë, Rektorja e Kolegjit të Evropës, Federica Mogherini, njoftoi ndër të tjera edhe nisjen e procesit të aplikimeve online për vitin e ardhshëm akademik për studentët që do të studiojnë në Universitetin Europian të Bryzhit, në kampusin e Tiranës.

 

Fraksion.com