Gratë që puthen shpesh dobësohen më lehtë?! Ky studim na çuditi
Puthja, si një moment magjik është i mirë edhe për shëndetin. Sipas disa studiuesve, gratë që puthen shpesh, humbasin peshë shpejt. Ky akt është një kurë e vërtetë për shëndetin tonë. Në fakt, kjo mund të sjellë disa përfitime si fizikisht ashtu edhe mendërisht për të gjithë ne. Sipas disa shkencëtarëve procesi i puthjes djeg dhjamin si pasojë e kalorive që harxhohen në këtë gjë që etiketohet si një aktivitet fizik normal.
Shumë herë na është thënë që të qëndrojmë në formë duhet të bëjmë aktivitete dhe me sa duket kur ne puthim dikë, ne stimulojmë muskujt e fytyrës që mbajnë faqet të qëndrueshme dhe të përshtatshme. Pra, po, puthja e mirë është sikur të bësh një stërvitje.
Puthjet gjithashtu lehtësojnë stresin duke reduktuar nivelet e kortizolit, një hormon i lidhur me stresin.
Hulumtuesit kanë treguar se ky aktivitet rrit nivelet e kimikateve natyrore në trupin tonë, si oksitocina (një agjent i natyrshëm qetësues) dhe endorfina (kimikatet që na bëjnë të ndihemi të lumtur). Nga pikëpamja e higjienës dentare, nga ana tjetër, puthja rrit prodhimin e pështymës që natyrisht pastron bakteret dhe sipas disa dentistëve, madje mund të riparojë dëmtime të vogla të smaltit.
Pra, çfarë prisni njerëz! Puthuni sa më shumë të jetë e mundur sepse asgjë e keqe nuk ju vjen nga ky akt.
Fraksion.com