Balluku takon Várhelyi: Mirënjohje për mbështetjen gjatë procesit të njohjes zyrtare të Korridorit VIII
Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku pati një takim me Komisionerin e BE për Zgjerimin, Olivér Várhelyi, i cili ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.
“Përfituam për të biseduar intensivisht mbi ecurinë e procesit të integrimit, me fokus të veçantë tek projektet strategjike, të rëndësishme për zhvillimin e vendit, por edhe të rajonit”, u shpreh Balluku për takimin.
Ajo i shprehu mirënjohjen Komisionerit Varhelyi për të gjithë mbështetjen që ka dhënë gjatë procesit të njohjes zyrtare të Korridorit VIII.
Fraksion.com