Izraeli kërkon mbylljen e rrjetit televiziv arab ‘AL JAZEERA
Vijon tensioni dhe situata e rëndë në Izrael, ndërsa kanë nisur bombardimet në Gaza, me qëllim kapjen dhe vrasjen e anëtarëve të grupit terrorist të Hamasit.
Ministri i Komunikimit i Izraelit tha se po kërkon miratimin e kabinetit për të mbyllur zyrën e rrjetit televiziv arab AL JAZEERA në vendin e tij.
Ai akuzoi stacionin e lajmeve të Katarit për nxitje pro-Hamasit dhe ekspozim të ushtarëve izraelitë ndaj një sulmi të mundshëm nga Gaza./bw
Fraksion.com