AktualitetBota+Të fundit

Avionë të Bundeswehr sjellin gjermanë nga Izraeli në atdhe

Aviacioni ushtarak i Gjermanisë njoftoi, se avionë transporti të ushtrisë gjermane, po sjellin nga Izraeli për në atdhe shtetasit gjermanë. Ushtria e Izraelit deklaron “sulm të koordinuar nga ajri, detidhe toka”.

Ushtria gjermane, Bundeswehr, do të transortojë shtetasit gjermane nga Izraeli për në Gjermani. Për këtë janë vënë në dispozicion avionë ushtarak transporti të tipit A400M, konfirmoi aviacioni ushtarak. Këta avionë kanë çuar “material” në Tel Aviv dhe gjatë kthimit do të marrin shtetasit gjerman që duan të kthehen në atdhe. Avionët  ulen të dielën (15.10.2023) sërish në Wunstorf të Saksonisë së Ulët. Më pas Bundesëehri saktësoi, se kemi të bëjmë me “kalimin në evakuuim ushtarak”, sepse ende ka mundësi për fluturime komerciale.

Shoqëria ajrore gjermane, Lufthansa pati bërë me dije më parë, se për arsye sigurie nuk do të ofrojë më fluturime të posaçme për në Izrael. Në grupin Lufthansa bëjnë pjesë edhe Sëiss, Austrian dhe Brussels Airlines. Këto shoqëri i kanë mbështetur vendet e tyre secili me nga 15 fluturime të posaçme për dhe nga Izraeli.

Dhejtra mijëra palestinezë në arrati drejt jugut

Sipas vlerësimeve të Zyrës së Ndihmës të OKB-së (OCHA)dhjetra mijëra vetë në Rripin e Gazës janë duke u larguar drejt jugut. Izaeki u dha fillimisht palestinezëve 24 orë kohë që të largohen nga veriu i Rripit të Gazës. Më oas ushtria izraelite i siguroi banorët në veri të Rripit të Gazës, se këtë të shtunë nuk do ketë sulme.

OKB e konsidrojnë si rë pamundur evakuimin e këtij rajoni me dendësi të lartë popullsie Brenda 24 orëve duke paralajmëruar për rrezikun e një katastrofe. Sikurse njoftoi ndërkohë OCHA, aktualisht rreth 400.000 palestinezëve u është bërë thirrje të evakuohen në valën e konfliktit.

Ushtria e Izraelit deklaron “sulm të koordinuar nga ajri, deti dhe toka”

Ushtria izraelite, sipas të dhënave të veta po përpgatitet për një “sulm të koordinuar nga ajri, deti dhe toka” ndaj Rripit të Gazës të dominuar prej Hamasit. Në një deklaratë të Forcave izraelite të Mbrojtjes (IDF) thuhet: “batalionet dhe ushtarët janë të mobilizuar në mbarë vendin dhe po përgatiten për të rritur gatishmërinë për fazën tjetër të luftës – me pikërëndese operacionin nga toka.”

Nuk u bë e qartë saktësisht, se kur do të nisë ky operacion, Vëzhguesit llogarisin, që ofensiva nga toka është në prag. IDF kanë thirrur një mobilizim të pashembullt me mbi 300.000 rezervistë.

Masakra më e përgjakshme që nga themelimi i shtetit

Hamasi militan islamik të shtunën e kaluar (7.10.2023) nisi një sulm masiv terrorist ndaj Izraelit duke shkaktuar një nga maskrat më të përgjakshme që nga themelimi i shtetit të Izraelit më 1948 Që nga ajo kohë ka pasur vazhdimisht sulme.

Sipas të dhënave të autoriteteve nga pala izraelite janë vrarë mbi 1300 vetë dhe rreth 150 persona mbahen peng nga terroristët. Si pasojë IDF shënjestroi Rripin e Gazës të dominuar nga Hamasi, sipas të dhënave të autoriteteve të Hamasit janë vrarë mbi 2200 palestinezë. Hamasi klasifikohet nga Gjermania, BE, SHBA dhe Izraeli si organiazët terroriste.

OBSH: “Jemi të gatshëm”

Një avion me ndihma mjekësore për furnizimin e popullsisë në Rripin e Gazës ka mbërritur në aeroportin Al-Arish në verilindje të Egjiptit, njoftoi vet Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). “Ne jemi të gatshëm të shpërndajmë ndihmat, sapo të krijohet korridori humanitar përmes pikëkalimit”, shkruan kreu i OBSH-së Tedros Adhanom në platformën X.

Baerbock në Lindjen e Mesme

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock i bëri thirrje Izraelit, që në luftën kundër Hamasit “ta zhvilloje duke pasur në vëmendje kujdesin më të madh të mundshëm ndaj situatës humanitare, ndaj grave, fëmijëve e burrave të pafajshëm”. Në Kajro, ku ajo u takua me homologun egjiptian dhe atë turk Baerbock u shpreh për një “dilemë të madhe”, që është e vështirë për t’u zgjidhur.

“Terrori është e keqja thelbësore. Ai duhet luftuar, ndryshe nuk do të ketë paqe dhe siguri”, tha politikania ekologjiste. Nga ana tjetër vuajtjet e reja në radhët e popullsisë civile në Gazë “jo vetëm që do të krijojnë terrenin për terroroizëm të ri, por do të rrezikojnë edhe të gjitha hapat e arritur muajt e fundit për afrim me fqinjët arabë”.

Gjermania ndërkohë po shqyrton mundësinë e kalimit të ndihmave humanitare nga pikëkalimi kufitar Rafah në Egjipt për në Rripin e Gazës. Njerëzve atje “ndërkohë u mungon gjithçka”, tha Baerbock. Berlini popërpiqet edhe për lirimin e pengjeve gjermane, që mbahen nga Hamasi, tha ajo. Ministrja sërish bërithirrje për lirimin e të gjithë të rëmbyerve.

Hamas deklaroi të shtunën (14.10.2023) se nëntë nga pengjet janë vrarë prej bombardimeve të Izraelit gjatë 24 orëve të fundit, katër prej tyre janë shtetas të huaj. Edhe një ditë më parë të premten Hamasi deklaroi, se janë vrarë prej sulmeve izraelite 13 pengje. Dëshmi për këtoraste nuk ka. Deklarimet e Hamasit nuk mund të vërtetohen në mënyrë të pavarur.

Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) deklaruan të shtunën (14.10.2023) se Hamasi vazhdon të mbajë mbi 120 vetë peng./DW

 

Fraksion.com