Visjan Ukcenaj në lot teksa rrëfen momentin e vështirë
Ai na bën gjithnjë për të qeshur me personazhet dhe batutat e tij. Por, pasditen e sotme Visjan Ukcenaj na ka emocionuar teksa është përlotur. I ftuar në “S’e luan topi” aktori ka folur për familjen, marrëdhënien në çift dhe problemet që kanë kaluar në jetë. Ai foli për raportin e tij me vëllain, dhe sesi ka ndikuar largimi i tij nga Shqipëria.
“Vëllai nuk është se iku larg, në Gjermani, por iku shumë papritur. Ai ishte shumë mirë i pozicionuar këtu në punë, dhe u largua para 1 viti. E mbajta veten shumë kur ditën që u largua të mos qaja, por pasi ai iku qava shumë”, tha aktori për “S’e luan Topi”.
Ai tha se marrëdhënia për vëllain është shumë e rëndësishme, “jemi një gjak që lëviz në dy trupa”.
Fraksion.com