Me portretin e rrallë familjar, Eni Koçi i bën dedikimin e ëmbël të bijës në 1-vjetor
Ditën e sotme në familjen e Enit dhe Gencit ka festë pasi e vogla e tyre, Adea, feston një vjetorin.
Çifti ka organizuar një festë duke ndarë edhe një portret të ëmbël familjar. Sakaq, këngëtarja i ka bërë edhe një dedikim shumë të ëmbël.
Teksa ka ndarë disa foto nga ditëlindja e saj, ajo shkruan:
“Gëzuar ditëlindjen e parë Adea ime !
Si sot një vit më pare ti erdhe në jetë dhe bashkë me ty rilinda dhe unë. Kuptova që njeriu paska fuqi të dojë dikë përtej çdo limiti. Kuptova që prioriteti im prej asaj dite e deri në fund të jetës do jesh vetëm ti. Uroj të jem një shëmbull për ty dhe një udhëzuese sa më e mirë për të ardhmen tënde.
Mami dhe babi të duan më shumë se çdo gjë në botë dhe do jenë aty për ty në çdo hap, deri në frymën e fundit.
Gëzuar ditëlindjen e shtrenjta ime !.
Gëzuar ditëlindjen e shtrenjta ime !”
Fraksion.com