Life StylePolitikëTë fundit

I ftuar në podcastin e kryeministrit Rama, studenti i parë me sindromën Down shpreh dëshirën të takojë Noizyn

Kryeministri Edi Rama ka patur një të ftuar special kësaj radhe në podcastin e tij të përjavshëm. I ftuar ishte Gersi Troka kampioni i notit dhe studenti i parë në Shqipëri me sindromën Down.

Gersi ka folur edhe për artistët që e frymëzojnë dhe që ka dëshirë ta takojë. Ai përmendi Noizyn ndërsa kryeministri Rama me humor përpos se i premtoi se do e bënte të mundur takimin e tyre, i tha se Noizy duhet të vijë me patjetër ta takojë Gersin 23-vjeçar.

Gersi Troka: Kam dëshirë të takoj Noizyn e kam shumë qejf dua ta takoj 

Rama: Noizy duhet të vij të takojë ty, jo ti atë.  Unë do të takoj me Noizyn, pastaj ai do të marrë dhe do të çojë atje dhe të shohësh sesi i regjistron këngët bashkë me ekipin.

Fraksion.com