AktualitetBota+Të fundit

Biden: Do bëjmë çdo gjë të mundshme për t’i kthyer pengjet e Hamasit në shtëpi

Presidenti i SHBA Joe Biden ka deklaruar se ka folur sot me anëtarët e familjeve të të gjithë amerikanëve që rezultojnë të humbur pas sulmit të Hamasit në Izrael të shtunën e kaluar.

Ai u shpreh se familjet e tyre po kalojnë “agoni” duke mos ditur se çfarë ka ndodhur me të dashurit e tyre.

Biden theksoi se ai u ka premtuar familjeve se autoritetet do bëjnë “çdo gjë të mundshme për t’i kthyer amerikanët e zhdukur në familjet e tyre”.

“Ne po punojmë gjatë gjithë kohës për të siguruar lirimin e amerikanëve të mbajtur nga Hamasi dhe ne nuk do të ndalemi derisa t’i kthejmë ata në shtëpi”, u shpreh Biden.

 

Fraksion.com