Taulant Seferi i shënon golin e dytë Çekisë! Festë në stadium
Formacioni zyrtar:
Shqipëria: Berisha, Mitaj, Ajeti, Gjimshiti, Hysaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Asani, Seferi, Cikalleshi. Trajner: Sylvinho
Çekia: Pavlenka, Krejci, Brabec, Holes, Coufal, Soucek, Sadilek, Jurasek, Cerny, Kuchta, Chytil
Minutë pas minute:
51- Gool Seferi. Sulmuesi gjen golin e sigurisë. Konfirmohet edhe nga VAR!
45- Mbyllet fraksioni.
37- Realizon gol Çekia, por goli anulohet për prekje me dorë. Karton i kuq për Mojmir Chytil, më saktë i dyti i verdhë.
21- Jasir Asani ndalet vetëm në fund. Tjetër mundësi, Shqipëri e shpejtë!
8- Asani gol. Tjetër perlë e Jasirit, goli i 3-të në 6 ndeshje. Feston me plis!
6- Një krosim i bukur drejt Mojmir Chytil, i cili provon me kokë! Pa rezultat.
4- Shqipëria del përpara me Mitaj-Bajrami! Kuptojnë aksionin çekët.
2- Çekia e fillon në sulm. Berisha e ka në kontroll topin, pas një gjuajtje nga distanca të rivalëve.
1- Nis ndeshja.
Shënime:
20:45 ; Arbitri Makkelie sinjalizon fillimin e takimit.
20:43 ; Emocione, ekzekutohet himni kombëtar. Të gjithë në këmbë!
20:40 ; Gati gjithçka, pozicionohen lojtarët dhe arbitri për himnet respektive.
20:20 ; Atmosfera fantastike, tifozët marrin vendet e tyre përkatëse.