Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Izraeli nuk është vetëm!
Aleatët e NATO-s dënuan sulmet e tmerrshme terroriste të Hamasit kundër Izraelit në një takim të ministrave të Mbrojtjes të enjten (12 tetor 2023). Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant i informoi ministrat me video-konferencë mbi mizoritë e kryera nga Hamasi kundër civilëve izraelitë dhe shtetasve të disa aleatëve të NATO-s. Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg tha se NATO i dënoi sulmet terroriste në termat më të ashpër të mundshëm, duke shtuar: “Izraeli nuk qëndron i vetëm”.
Aleatët shprehën solidaritetin me Izraelin, duke e bërë të qartë se ai ka të drejtë të mbrohet me proporcionalitet kundër këtyre akteve të pajustifikueshme të terrorit. Ata kërkuan që Hamasi të lirojë menjëherë të gjithë pengjet dhe për mbrojtjen sa më të plotë të civilëve. Aleatët e bënë të qartë gjithashtu se asnjë komb apo organizatë nuk duhet të kërkojë të përfitojë nga situata ose ta përshkallëzojë atë.
Një numër i aleatëve të NATO-s e bënë të qartë se ata po i ofrojnë mbështetje praktike Izraelit ndërsa ai vazhdon t’i përgjigjet situatës.
Fraksion.com