AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Kurti dobësoi diplomatikisht Kosovën në sy të BE-së e SHBA- së! Serbia mori dhurata politike nga gabimet e Prishtinës

Rama e konsideroi sulmin në veri të Kosovës si ngjarja më e rëndë Kosovë – Serbi pas vitit 1999.

Gjatë interpelancës Kryeministri Edi Rama shprehu kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke nënvizuar se qëndrimi që po mban në lidhje me dialogun me Serbinë është për konsum të brendshëm politik ndërsa Shqipëria është zë i fortë në Bruksel dhe SHBA për Kosovën. Madje Rama shkoi më tej duke thënë se Kurti po ‘sulmon’ qeverinë e Shqipërisë pikërisht për politikën e tij elektorale.

“Të mos harrojë askush kur këtë akt e bën Shqipëria, zëri i të cilit është më i dëgjuar dhe më i respektuar kur flitet për rajonin e sidomos për marrëdhëniet Kosovë – Serbin ë Bruksel apo në Ëashington kjo që bëmë ishte më shumë sesa një deklarim i papritur i Shqipërisë. Ishte një manifestim pakënaqësie e mosdakordësie konstruktive për të dhënë një mesazh të qartë mbi peshën e rëndë të asaj ngjarjeje në rrugën e përpjekjeve të përbashkëta në normalizim përmes dialogut dhe bashkëpunimit rajonal

Nuk bëmë një gjest konsumi të brendshëm elektoral sic janë prej kohësëh tani më dhe e them me keqardhje një sërë gjestesh të qeverisë në Prishtinë në raport me dialogun e normalizimit përfshirë dhe qeverisë sonë përmes zërva të dytë dhe të tretë, por mbajtëm një qëndrim parimor e politik në funksion të nxitjes së Bruksel për të siguruar një përçapje serioze për një qëndrim të unifikuar të 27 vendeve anëtare jo vetëm me qëndrimin e papranueshëm të Beogradit ndaj ngjarjes por dhe me masa kuptimplota në adresë të Serbisë dhe lidhur me çfarë vjen çfarë mund të vijë dhe nesër.

Pozicioni i vetëdobësuar diplomatik i Kosovës në sytë e BE-së dhe SHBA-së si dhe vetëviktimimizimi diplomatik i Serbisë në ato sy falë dhuratave politike të marra bujarisht nga gabimet e Prishtinës zyrtare në procesin e dialogut e bëjnë jo të lehtë këtë përpjekje nga ana jonë.”

 

Fraksion.com