Rama i prerë: Do miratojmë rezolutën tonë, ato tuajat votojini në 7 partitë tuaja! Edhe mos më kërkoni kaq shumë, kur më merr malli vij vetë
Kryeministri Edi Rama i ka vendosur sot kusht në Kuvend opozitës sa i takon rezolutës për Kosovën.
Ai tha se do të votohet rezoluta e thjeshtë, ndërsa ironizoi opozitën.
“Kur vllau i vogël gabon i madhi i thotë rri drejtë aty, le të hidhen përpjetë ata që kanë miza nën kësulë. Unë presidentin e Serbisë as e kam zgjedhur as e kemi zgjedhur e as do e zgjedhim dot, ashtu sikundër Zoti nuk na pyeti kur na vuri serbët ngjitur. Ne jemi këtu ata janë aty e ardhmja është para nesh, siç është e shkuara pas nesh. Vucicin e kam takuar dhe do e takoj sa herë ta shoh të nevojshme, i shërbej më mirë interesit të Shqipërisë dhe Kosovës bashkë. Kur flas nga gjëra që s kanë ndodhur kurrë, si psh ajo ndarja e fshehtë e Kosovës, se kjo është për t’u tronditur, si mund ta ndash një shtet fshehtas, siç i ndanin paratë e vjedhura ata që këtu në Tiranë e shpëtuan Kosovën nga ndarja.
Shqiptarët duhet të luftojnë për paqen përfundimtare në rajon. Shqipëria duhet të luajnë rolin e saj si pjesë e Evropës në Ballkan, duhet të bëjë të sajën për Kosovën dhe paqen. Sot vëlla mund ta kem këdo që s me kupton kur flas për paqen, por nuk e dëgjoj. Sepse dëgjoj Regan, Kamy, e Lincoln si njerëz që kanë parë luftën. Sepse dëgjoj zërin e arsyes historike të kësaj bote që thotë se Luftën e ka fituar Kosova ndaj Serbisë, dhe ai që ka fituar luftën është më i interesuar për paqe se ai që e ka humbur luftën.
Pikturohen tradhtarë në mure sikur nuk ka ikur Enveri nga kjo botë. Kurrë Shqipëria nuk do barrikadohet politikisht ndaj askujt përfshi edhe Serbinë. Interesi madhor është të luftojmë për paqe që garaton siguri të plotë. Kur siguria humbet të gjitha të tjerat nuk vlejnë më asgjë. Do luftojmë të afrojmë sa më shumë të ardhmen e mohuar, do luftojmë me strategji, jo me tension me kurrizin e kthyer nga aleatët dhe me iluzionin se jemi të domosdoshëm për botën demokratike. Nuk duhet të trashëgojmë konflikte, por paqe, miqësi të reja.
I keni rënë gjatë daulleve, të paktën mos më kërkoni, po më mori malli vi vetë, e vetmja mënyrë të hypni në qeveri është të kapni karriget kur PS është pushim. Ju o do votoni rezolutën tonë, atë të thjeshtën fare që nuk i drejtohet planetit, por i drejtohet njerëzve institucioneve, ose ato tuat i votoni në mbledhjet e 7 partive të tua, e duke bërtitur nga 7 penxheret ‘poshtë tradhtarët e kombit, vdekje vëllait të Vucicit’. Do linjëzohemi 100 % në shenjë solidariteti me Kuvendin e Kosovës. Gëzuar!”, tha Rama.
Fraksion.com