AktualitetPolitikëTë fundit

“Mua ky tekst më fyen”, Rezoluta e PS-PD për Kosovën, Çollaku: Janë thjesht 3 fjali që mbështesin Vuçiçin! Edhe opozita serbe ka më shumë kurajë se ne

Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku ka kritikuar rezolutën e propozuar nga Rithemelimi dhe mazhoranca për Kosovën. Çollaku thotë se në rezolutë janë thjesht 3 fjali që nuk tregon mbështetjen e Shqipërisë siç duhet për Kosovën. Sipas tij, ajo rezolutë s’ka mundur dot të bëjë as atë që ka bërë opozita e Serbisë karshi Vuçiçit.

“Do ndalesha dhe te rezoluta e përbashkët për Kosovën, kam qenë gjithnjë në favor. Por zonja kryetare e kuvendit referuar asaj që vendosi konferenca e kryetarëve do duhej që për këtë të ishte mbledhur Komisioni i Politikës së Jashtme, unë ndihem i fyer, sepse s’është mbledhur asnjë orë.

Dhe unë sot, shoh që keni mbërritur me një tekst, me një rezolutë me vetëm 3 fjali për Kosovën, sigurisht fjalia kryesore është se mbështetni rezolutën e Kosovës, po dhe këtë pa e cituar. A jeni në vete? Po ky është detyrim kushtetues. Kjo është arritja e madhe? Kaq është zëri i Shqipërisë. Ju e dini që Kosova është në situatë të brishtë ndërkombëtare, ka gjëra që i thotë dhe nuk i thotë. Parlamenti i Shqipërisë duhet të buçasë për Kosovën, si mund të fshihet pas rezolutës së Kosovës.

Akt kriminal i një njësie terroristësh serbe, thoni në preambulë. Kaq? Po këtë e thotë edhe Vuçiç. Po aq sa opozita serbe s’kemi ne kurajë të themi që Vuçiç është përgjegjës. Ky tekst më fyen.”, tha Çollaku.

 

Fraksion.com