Kuqezinjtë në avantazh! Çekia ndëshkohet me karton të kuq, mbetet me 10 lojtarë
Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri – Çeki, një nga ndeshjet më vendimtare të eliminatoreve për Euro 2024.
Shqipëria kalon në avantazh në minutën e nëntë, me supergolin e Asanit! Disa minuta më vonë, një karton i kuq vjen për kundërshtarin dhe Çekia mbetet me 10 lojtarë.
Shqipëri-Çeki 1-0
45+4′ Kundërsulm i Shqipërisë, Ramadani bën gjithçka mirë, por në fund pasimi është pak më i fortë seç duhet për Bajramin
38′ Çekia gjen rrugën e rrjetës me Chytil, por arbitri akordon faull me sulmuesin që e prek topin me dorë. Ishte kartoni i dytë i verdhë dhe kështu çekët mbeten me 10 vetë
21′ Ramadani pason mjaft bukur për Asanin, por sulmuesi ndalet në fund nga mbrojtësi kundërshtar
18′ Shqipëria niset bukur në kundërsulm, Asani lirohet nga çekët dhe nis Cikalleshin i cili në fund ndalet nga portieri Pavlenka
9′ Gooooooooooool! Sërish Jasir Asani. Sulmuesi lëshon një nga predhat e repertorit të tij dhe çmend stadiumin nuk mungon edhe festa me plis
1′ Çekia kërkon të befasojë që në fillim, Kuchta godet nga distanca, Berisha pret në dy kohë duke evituar edhe një ndërhyrje të Chytil
Fraksion.com