Kthehen 20 shtetas shqiptarë sot nga Izraeli për në Greqi
Një grup tjetër shqiptarësh i kanë shpëtuar luftës në Izrael. Ministrja e Jashtme njofton se 20 shqiptarë kanë udhëtuar mëngjesin e sotëm nga Izraeli për në Greqi përmes një fluturimi të linjave ajrore greke, të koordinuar nga ministria shqiptare.

17 prej tyre pasi kanë mbërritur në Athinë janë nisur drejt Shqipërisë në rrugë tokësore dhe po transportohen për në qytetet ku ata jetojnë dhe banojnë, si: Tirana, Gjirokastra, Korça dhe Vlora.
Ministria e Jashtme thotë se është në kontakt me shqiptarët që ndodhen në Izrael si dhe me ambasadat dhe ministritë e vendeve të tjera dhe po punojnë për të kthyer të gjithë qytetarët që kanë bërë kërkesë për të shkuar në vendet e tyre.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha Ambasadat edhe me ministritë e vendeve të tjera të rajonit për t’i ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre”, njofton ministria.
Fraksion.com