“Këtë e kupton edhe bufi”, Rama: Asociacioni i komunave nuk është kali i rilindur i Trojës, por litar në këmbët e Serbisë
Kryeministri Edi Rama thotë se Kurti ka mbajtur një qasje të gabuar në procesin e dialogut dhe nuk po pranon asociacionin e komunave serbe që do të thoshte stabilitet të Kosovës.
“Asociacioni mistifikohet përditë si kali i rilindur i Trojës që aleatët strategjikë po duan ta fusin me hile në Prishtinë do të kthehet menjëherë një litar në këmbët e Beogradit.
Nëse asociacioni bëhet si duhet në bashkëpunim të ngushtë me aleatët tanë Serbia nuk do të lëvizë aq lirshëm sa ka lëvizur mes Brukselit dhe SHBA duke shfrytëzuar qasjen e gabur të Prishtinës në procesin e dialogut dhe duke nënvizuar në çdo rast si viktimë refuzimin me një çmim komplet të paarsyeshëm të një asociacioni komunash i cili i kyçur Brenda Kushtetutës së Republikës së Kosovës do të ishte i zhveshur nga çdo potencial për destabilizim të Kosovës. Këtë e kupton edhe bufi”.
Fraksion.com