‘Alieni’ Asani shënon golin e çmendur. Shqipëria në avantazh
Nuk ështe gol. Ishte një çmenduri. Jasir Asani shënon gol dhe tifozët në delir. Por jo vetëm ata.
45+4′ Kundërsulm i Shqipërisë me Ramadanin, mesfushori gabon vetëm në fund me pasimin për Bajramin që është pak më i fortë seç duhej
38′ Çekia gjen rrugën e rrjetës me Chytil, por arbitri akordon faull me sulmuesin që e prek topin me dorë. Ishte kartoni i dytë i verdhë dhe kështu çekët mbeten me 10 vetë.
21′ Ramadani pason mjaft bukur për Asanin, por sulmuesi ndalet në fund nga mbrojtësi kundërshtar
18′ Shqipëria niset bukur në kundërsulm, Asani lirohet nga çekët dhe nis Cikalleshin i cili në fund ndalet nga portieri Pavlenka
19′ Gooooooooooool! Sërish Jasir Asani. Sulmuesi lëshon një nga predhat e repertorit të tij dhe çmend Air Albanian, nuk mungon edhe festa me plis Lojtës Videosh
1′ Çekia kërkon të befasojë që në fillim, Kuchta godet nga distanca, Berisha pret në dy kohë duke evituar edhe një ndërhyrje të Chytil
1′ Nis ndeshja në Air Albania, Shqipëria sfidon Çekinë
Shqipëria luan një nga ndeshjet më vendimtare të eliminatoreve për Euro 2024 me kuqezinjtë që presin në Air Albania, Çekinë. Trajneri Sylvinho ka ndarë mendjen për formacionin titullar teksa Ismajlin e dëmtuar e zëvendëson Arlind Ajeti.
Sakaq, një fanellë titullari i është besuar edhe Taulant Seferit i cili do të pozicionohet në krahun e majtë të sulmit. Ndërkohë, rikthehet edhe Berisha në portë ndërsa nuk ndryshon pjesa tjetër me Gjimshitin, Hysajn dhe Mitajn në mbrojtje, Asllani, Ramadani dhe Bajrami në mesfushë si dhe Cikalleshi e Asani në sulm.
Formacioni i Shqipërisë:
Fraksion.com