AktualitetBota+NATO/BETë fundit

Zelensky: Lufta është në fazën e fundit, atë më të vështirën

Prioriteti ynë është të kemi një sistem të mbrojtjes ajrore dhe ne kemi nevojë për të në shumë pika specifike të territorit tonë. Ne kemi nevojë për të për të dëbuar rusët nga territori ynë, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATOs-, Jens Stoltenberg, në selinë e NATO-s.

Kjo është hera e parë që Zelensky viziton selinë e Aleancës në Bruksel.

“Unë jam këtu për të përgatitur qëndrueshmërinë e Ukrainës për dimrin”, shtoi ai.

“Ne jemi në luftë dhe e kuptojmë se çfarë do të thotë të kesh sulme terroriste. Mbaj mend ditët e para të luftës sonë në shkallë të gjerë që filloi me sulmet terroriste nga Bjellorusia. Nëse mund t’u jap një rekomandim udhëheqësve të Perëndimit, ai është se nuk e bëjnë popullatën izraelite të ndihet vetëm, nuk po flas për mbështetjen e institucioneve, por për njerëzit që pësuan sulmet”, theksoi ai.

”Lufta e Rusisë kundër Ukrainës është në fazën përfundimtare, e cila mund të jetë më e vështira, por aktualisht është e vështirë të parashikohet sidomos fundi i armiqësive”, tha ndërkohë Zelensky për televizionin rumun, Digi24.

“Është pjesa e fundit e luftës. Nuk është qendra e saj. Periudha e parë ishte pushtimi, pasuar nga ndalimi i avancimit dhe marrja e iniciativës. Mendoj se jemi në pjesën e fundit, theksoi ai.

Zelensky u prit në selinë e NATO-s nga Stoltenberg, i cili do të kryesojë sot takimin e ministrave të Mbrojtjes të Aleancës.

”Ne jemi në anën e Ukrainës dhe kjo është e rëndësishme për të gjithë NATO-n. Beteja e Ukrainës është e jona, ne do t’ju ndihmojmë për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, tha Stoltenberg.

 

Fraksion.com