Qindra mijëra trupa izraelite në kufi me Gazën: Gati të nisë operacioni tokësor për shfarosjen e Hamasit
Izraeli thotë se qindra mijëra trupa të ushtrisë janë pranë kufirit me Gazën “gati për të kryer misionin që iu është dhënë”. Pritet që Izraeli të nisë një sulm nga toka në Rripin e Gazës së shpejti. Ushtria thotë se misioni është që “të sigurohen se Hamasi nuk do të ketë asnjë aftësi ushtarake”.
Numri i viktimave në Izrael ka shkuar në 1200. Ndërkohë 900 persona janë vrarë në Gaza nga sulmet ajrore. Në total bëhet fjalë për 2100 viktima nga të dyja palët. Kreu i Autoritetit Palestinez të Energjisë thotë se termocentrali i vetëm i Gazës do të mbetet pa karburant sot.
Më herët gjatë kësaj jave, Izraeli njoftoi rrethimin e Gazës, duke ndërprerë furnizimet e saj me elektricitet, karburant dhe ujë.
Sipas asaj që shkruan BBC, një gjeneral izraelit është shprehur se në një fshat janë gjetur të vrarë fëmijë në dhomat e tyre të gjumit. Disa ushtarë janë shprehur se disa prej viktimave u ishin prerë kokat.
Fraksion.com