AktualitetTë fundit

Peleshi: FA, e dyta mes 37 vendeve në stërvitjen ndërkombëtare “Cambrian Patrol 2023”

Ekipi i Forcave të Armatosura të Shqipërisë u rendit në vendin e dytë mes 37 vendeve pjesëmarrëse në stërvitjen ndërkombëtare “Cambrian Patrol 2023”, në Mbretërinë e Bashkuar.

Lajmin e dha sot ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i cili u shpreh krenar për këtë arritje te Forcave të Armatosura

“Djemtë e batalionit të dytë të këmbësorisë së Forcës Tokësore treguan karakter dhe aftësi fizike të jashtëzakonshme në malet Kambrian në Uells duke përshkruar 65 km në këmbë, të ngarkuar me rreth 35 kg pajime, në më pak se 48 orë”, u shpreh Peleshi në rrjetet sociale, teksa ndau edhe disa foto nga stërvitja.

 

Fraksion.com