Kërkesa e Belerit për betim, Gjykata e Durrësit vendos moskompetencë, ia kalon çështjen Gjykatës së Lartë
Gjykata e Durrësit do të shqyrtonte sot kërkesën e Fredi Belerit për t’u lejuar të betohet si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës.
Por Gjykata e Durrësit vendos moskompetencë dhe ia kalon për të vlerësuar Gjykatës së Lartë se cila gjykatë është kompetente për shqyrtimin e kësaj kërkese.
Ambasadorja e Greqisë në vendin tonë, Kostandina Kamitsi ndoqi seancën e Belerit që u mbajt në gjykatën e Durrësit.
Ndërsa ndodhet në burg, Beleri kërkon leje për të bërë betimin si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës.
Kujtojmë se një ditë më parë, dy gjyqtarë të Durrësit kanë hequr dorë nga gjykimi i çështjes Beleri, e kthyer që nga muaji maj në një çështje me interes të lartë publik dhe diplomatik në marrëdhëniet mes vendit tonë dhe Greqisë.
Prej 22 shtatorit, kërkesa e Belerit për leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës i kaloi gjykatës së Durrësit për moskompetencë nga Gjykata e Posaçme për Korrupsion dhe Krim të Organizuar.
Që prej 12 majit Fredi Beleri ndodhet në burg nën akuzën korrupsion aktiv në zgjedhje, pasi dyshihet se ka blerë vota në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Fraksion.com