Sulmi në Izrael, anëtarët e ushtrisë izraelite: Ky është 11 shtatori ynë!
Dy anëtarë të lartë të ushtrisë izraelite kanë krahasuar sulmet e së shtunës nga Gaza me sulmet e 11 shtatorit në SHBA.
“Ky është 11 shtatori ynë,” tha zëdhënësi major Nir Dinar.
Nënkoloneli Jonathan Conricus gjithashtu i krahasoi sulmet e Hamasit me sulmet e mëdha në Amerikë.
“Ky mund të jetë një 11 shtator dhe një Pearl Harbor i mbështjellë në një,” tha ai.
“Kjo është, deri tani, dita më e keqe në historinë izraelite. Asnjëherë më parë nuk janë vrarë kaq shumë izraelitë nga një gjë e vetme, e lëre më nga aktiviteti i armikut në një ditë.”
Fraksion.com