SPAK megaoperacion, policia ‘blindon’ Fushë Kuqen, rrethohet banesa dhe resorti i ‘baronit’ të drogës
Policia ka ‘blinduar’ Fushë Kuqen ndërsa mësohet se është rrethuar banesa dhe resorti luksoz i Gëzim Çelës, i njohur si ‘baroni’ i drogës.
Sipas BalkanWeb ky është një megaoperacion antidrogë i policisë, me mbështetjen e SPAK.
Sakaq, mes të arrestuarve janë edhe oficerë policie, konkretisht shefi i Komisariatit të Kurbinit, me inicialet D.M.
Operacioni është shtrirë në Tiranë, Krujë, Durrës, Vlorë, Kurbin dhe Maminas, ndërsa janë kërkuar përforcime nga policia e Durrësit.
Farksion.com