AktualitetTë fundit

Pas marshimit studentët e mjekësisë bllokojnë rrugën, kërkojnë dorëheqjen e zv. ministres së Arsimit dhe ballafaqim me Manastirliun

Studentët e Universitetit të Mjekësisë kanë nisur ditën e sotme protestën e paralajmëruar nga ta prej disa ditësh, ndërsa një prej tyre ka zbuluar hapat e radhës për mikrofonin e News24.

Ai u shpreh se pas tubimit pranë ambienteve të Universitetit të Mjekësisë, studentët do të marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit.

Marshimi i tyre ka nisur nga Universiteti i Mjekësisë, ndërsa destinacioni final do të jetë Ministria e Arsimit, ku mjekët e rinj do të transferojnë protestën e tyre.

Ata do të kërkojnë dorëheqjen nga detyra të zëvendës-ministres së Arsimit, me arsyetimin se ajo ka deklaruar në mënyrë “arbitrare” se studentët që nuk pranojnë të paguajnë tarifat e reja duhet të ndërpresin studimet.

Po ashtu studentët kërkojnë një përballje publike me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu, pasi sipas tyre ajo nuk ka pranuar ballafaqimin në studio televizive më herët.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

 

Fraksion.com