AktualitetBota+Të fundit

CDU fitoi zgjedhjet në Hesen

Kryeministri konservator Rhine mund të vazhdojë të qeverisë. Partitë në pushtet shënun rënie. Rritja e AfD.

Partia CDU që aktualisht mban pushtetin ka fituar në Hesen 34.6 për qind të votave, që është një rritje prej 7.6 për qin në krahasim me zgjedhjet e 2018. Prandaj Boris Rhein do të qëndrojë në detyrë. Pas fitores së zgjedhjeve në këtë land, 51-vjeçari kristiandemokrat foli për një mandat të qartë qeveritar. Rhein ofroi bisedime për bashkëpunimin e mundshëm me SPD dhe të Gjelbërit, si dhe për FDP.

Rënia e partive në pushtetin federal

Sipas rezultateve paraprake, të Gjelbrit, partneri i koalicionit të CDU-së në parlamentin e landit me qendër në Wiesbaden për dhjetë vjet, arriti 14.8 për qind të votave. Matematikisht ekologjistët mund të vazhdojvë qeverisjen me CDU pavarësisht humbjeve (minus pesë për qind).

Dita e zgjedhjeve është e hidhur për SPD-në e kancelarit Olaf Scholz dhe liberalët. Socialdemokratët me kandidaten e tyre kryesore Nancy Faeser (ministre e Brendshme në nivelin federal), arritën rezultatin e tyre më të keq në histori me SPD të shtetit Hesenit me vetëm 15.1 për qind të votave (minus 4.7 për qind). Faeser foli për një rezultat “shumë zhgënjyes” zgjedhor.

FDP akoma është në buzë të pragun për futje në parlament. Sipas rezultateve jozyrtare, ajo ka fituar 5.0 për qind (minus 2.5 për qind). Ndërsa forca e dytë më e madhe në këtë land do të jetë në mandatin e ardhshëm Alternativa për Gjermani, AfD me orientim të djathtë, e cila ka fituar 18.4 për qind (një rritje prej 5.3 për qind).

Koalicionet e mundshme

Matematikisht është i mundur jo vetëm vazhdim i qëndrimit në pushtet mes CDU dhe ekologjistëve, por edhe koalicioni mes CDU dhe SPD. AfD e krahut të djathtë nuk është në kombinime për koalicion.

Të drejtë vote kanë pasur 4.3 milionë votues. Në zgjedhje morën pjesë 66 për qind prej tyre./dw

 

Fraksion.com