Shpallet gjendja e alarmit të luftës në Izrael, 198 palestinezë të vrarë dhe 1610 të plagosur
Sirenat e alarmit ranë në jug të Izraelit dhe mund të dëgjoheshin në zonën më të madhe të Tel Avivit të shtunën në mëngjes. Radioja ushtarake flet për lëshime të mëdha raketash nga Gaza, disa prej të cilave kapen nga bateritë mbrojtëse izraelite Iron Dome. Sulmi filloi teksa fëmijët ishin rrugës për në shkollë.
Pamjet nga agjencia e lajmeve Reuters tregojnë zjarrfikësit izraelitë duke luftuar flakët në qytetin e Ashkelon, ndërsa shtëllunga të dendura tymi ngriheshin nga automjetet e djegura.
Të paktën 198 palestinezë u vranë në Gaza, e ndërsa 1,610 kanë mbetur të plagosur. Shifrat janë bërë të ditur nga Ministria Palestineze e Shëndetësisë në Gaza.
Në deklaratën zyrtare nuk u dhanë shumë detaje se ku ndodhën vdekjet dhe nëse bëhet fjalë për militantë të Hamasit apo civilë.
Ndërkohë, nga ana tjetër, sipas Ministrisë izraelite të Shëndetësisë, 40 persona janë vrarë e ndërsa 779 persona të tjerë janë plagosur.
Ushtria izraelite tha se rreth 2200 raketa janë lëshuar nga Gaza në Izrael këtë të shtunë që nga fillimi i luftimeve. Këto shifra kundërshtojnë shifrat e komandantit ushtarak të Hamasit, Muhammad Al-Deif, i cili më parë tha se ishin lëshuar 5000 raketa. Grupi i Hamas, u infiltruan në jug të Izraelit me parashuta, nga toka dhe deti, në një mësymje të papritur.
Kryeministri Benjamin Netanjahu, tha se ishin në lufte, dhe u zotua se armiku do të paguajë një çmim të lartë/VOA
Fraksion.com