AktualitetTë fundit

Të shtëna në Sanxhak të Kurbinit, breshëri plumbash drejt banesës së Skënder Likës

Të shtëna me armë zjarri raportohen në Sanxhak të Kurbinit.

Mësohet se është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të banesës së Skënder Likës. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

Pak muaj më parë, Likës iu vendos dhe lëndë plasëse.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të 10 marsit, teksa Skënder Lika dhe bashkëshortja e tij ishin në gjumë.

Skënder Lika sapo kishte dalë nga burgu, pas 6 muaj vuajtje dënimi. Ai është babai i Llej Likës, i cili u arrestua si autori i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Rakip Roli në Dhjetor të vitit 2021.

Ndërkohë që Skënder Lika është xhaxhai i Ilir Likajt (Xhepajt), i arrestuar për vrasjen e dy biznesmenëve në një hotel në Mamurras, përkatësisht të shtetasve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.

Tritol Banese Skender Lika

 

Fraksion.com