Situata në veri të Kosovës, Abazoviç: Politika ndërkombëtare nuk ishte efikase në rajon
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç i cili ishte i pranishëm për Ministerialin e Ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit, ka folur edhe për situatën në veri të Kosovës, ku shprehet se politika e ndërkombëtarëve nuk ka qenë shumë efikase në rajon dhe po pret përfundimin e hetimeve, për të mbajtur një qëndrim.
Abazoviç tha se politika e ndërkombëtarëve nuk ka qenë shumë efikase në rajon.
“Qeveria jonë dhe shteti ynë ka krijuar një model, ku kombësitë e ndryshme të jetojnë në një harmoni. Unë mendoj që hetimi që do të realizohet do tregojë të vërtetë, është e papranueshme ajo që ka ndodhur. Mali i Zi përkrah atë që ka thënë BE dhe NATO. Kushdo që ka krijuar atë lloj konflikti duhet të jetë përgjegjës.
Serbia zyrtarë të hetohet. E pres edhe nga ndërkombëtarë, autoritete e Kosovës por edhe nga Serbia. Ndërkombëtarë nuk duhet të lajnë duar. Ka pasur paralajmërime nga ana e Kosovës se atje ka shumë kriminel. Edhe ndërkombëtarët duhet të mbajnë qëndrimin e vet. Politika ndërkombëtare nuk ishte efikase në rajon. Lufta kundër krimineleve në Ballkan do sjellë begati”, u shpreh Abazoviç.
Fraksion.com