AktualitetPolitikëTë fundit

“Shqipëria në BE”, Várhelyi: Hapja e Kolegjit të Evropës, sinjal i qartë se ne jemi gat për t’ju pritur ju

Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi deklaroi sot se nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit për hapjen e Kolegjit të Evropës në Shqipëri, është një sinjal i qartë që anëtarësimi i Shqipërisë në BE po ndodh.

Në fjalën e tij në ceremoninë e nënshkrimit të këtij memorandumi, Várhelyi tha se “që në dhjetor të vitit të kaluar kur patëm samitin e parë të BE-së që ndodhi në një nga vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor këtu në Tiranë, kryeministri Rama erdhi dhe biseduam për këtë ide”.

“Rama tha se ne duam që në Tiranë të kemi kampusin e ri të Kolegjit të Evropës dhe unë jam pjesë e brezit të studentëve të kampusit Natolin në Poloni dhe ndoshta po ta mbani mend përpara se Hungaria dhe vendet e tjera të BE-së të bëheshin shtete anëtare të BE-së, hapi i parë për ta sjellë Evropën dhe njohuritë për BE-në në Europën Qendrore dhe Lindore ishte krijimi kampusit të Natolin në Poloni”, theksoi Várhelyi duke shtuar se që atëherë unë e kam pasur me mendje rëndësinë e këtij kampusi, të këtyre njohurive e këtyre studimeve.

Më tej Várhelyi tha se “çdo ditë të gjithë ne e kuptojmë gjithnjë e më shumë BE-në sa i rëndësishëm është ai edhe për Evropën Qendrore e Lindore. Në Natolin ne kemi studentë nga partneriteti lindor dhe nga Ballkani Perëndimor”.

“Natolin, Kolegji i Evropës, është kthyer në simbolin e zgjerimit të Evropës, që mund të zgjerohet dhe të bëjë të mundur që të gjitha pjesët e tjera të Evropës të bëhen një. Ndaj çdo lloj përsëritje e kësaj historie kaq të rëndësishme është mëse e rëndësishme në vetevete .Prandaj kur kryeministri Rama dhe vendosi të bisedonte me mua menjëherë mendova se po në fakt kjo është një ide fanatstike, dua të jem pjesë e kësaj dije dhe ta bëjmë këtë gjë të mundur”, nënvizoi Várhelyi.

Gjëja e dytë, shtoi Várhelyi , që dua të them është diçka që nuk ka një shenjë më të mirë dhe më të qartë, që Shqipëriai po bëhet shtet anëtar i Bashkimit Evropian se sa sjellja e Kolegjit të Evropës në Tiranë.

“Po të shikojmë historinë e Evropës Qendrore e Lindore, përshembull Natolin u krijua në vitin 1992 dy vjet pas rënies së murit të Berlinit, pas rënies së perdes së hekurt. Ideja është që është një sinjal i qartë që anëtarësimi i Shqipërisë në BE po ndodh. Anëtarësimi në BE po vjen drejt Ballkanit Perëndimor dhe më shumë gjëra të tilla do të dëgjoni gjatë ditës së sotme”, tha Várhelyi.

Várhelyi u shpreh se “ky është drejtimi ku po shkojmë, ky është plani i rritjes, ne do të bëjmë njoftimin sot, do t’u lajmërojmë për të përshpejtuar zgjerimin që nga data 1 janar e viti të ardhshëm, në mënyrë që ne të jemi gati për t’i pritur shtetet e reja të BE-së sepse ne jemi gati për t’i pritur ato, për t’u pritur ju”.

 

Fraksion.com