AktualitetPolitikëTë fundit

Rama publikon pamjet nga pritja e Mbretit të Spanjës Felipe VI, për liderët e Komunitetit Politik Europian

Mbreti i Spanjës ka pritur liderët e Komunitetit Politik Europian, mes të cilëve edhe kryeministri i vendit, Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga momentet e pritjes së mbrëmshme të Mbretit të Spanjës Felipe VI për liderët e Komunitetit Politik Europian.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Spanjë, ku po merr pjesë në punimet e Samitit të tretë, të Komunitetit Politik Europian (EPC), i cili po zhvillohet në qytetin e Granadës e ku janë të pranishëm gjithashtu, kryetarë shtetesh dhe qeverish nga rreth 50 vende europiane.

Komuniteti Politik Evropian synon të nxisë dialogun politik dhe bashkëpunimin për të adresuar çështjet me interes të përbashkët, të forcojë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit evropian.

Deri më tani, Komuniteti Politik Evropian ka zhvilluar dy takime. Në takimin e parë në tetor 2022, liderët europianë diskutuan kryesisht çështjet e paqes dhe sigurisë, veçanërisht luftën në Ukrainë dhe krizën energjetike. Në takimin vijues në qershor 2023, ata diskutuan përpjekjet e përbashkëta për paqen dhe sigurinë, qëndrueshmërinë e energjisë dhe lidhjen dhe lëvizshmërinë në Evropë.

Fraksion.com