AktualitetTë fundit

Pagoi Nuredin Dumanin që t’i vriste gruan, Apeli i GJKKO lë në burg avokatin Alban Bengasi

Apeli i GJKKO ka lënë në burg avokatin Alban Bengasi, i cili u arrestua në kuadër të dosjes ‘Plumbi i Artë’. Bengasi i dha 120 mijë euro grupit të Nuredin Dumanit për të vrarë ish-bashkëshorten.  Bengasi ishte në kërkim që në maj të vitit 2022 pas dëshmisë së vrasësit me pagesë, tashmë bashkëpunëtor i drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili rrëfeu se fillimisht Bengasi kishte kërkuar që gruaja e tij Blerta Bengasi të dhunohej, t’i shkaktoheshin dëme të shumta dhe më pas të vritej.

Brengasi u arrestua në Rinas më datë 6 shtator teksa teksa po hynte në Shqipëri. Ai po kthehej nga Dubai, kur gjatë përpunimit të dokumentacionit të pasagjerëve, shërbimet e Policisë e identifikuan dhe e ndaluan pasi rezultoi i shpallur në kërkim. Mbi dyshimet se gruaja e tij e tradhtonte me shokun e ngushtë, ai i ofroi shumën marramendëse Dumanit për ta vrarë.  Për ta dhunuar, Nuredin Dumani u kontaktua nga Festim Qoli në vitin 2019, njohje e avokat Bengasit, i cili i kërkoi me çdo kusht Dumanit që ajo të rrihej barbarisht, madje t’i thyhen këmbët, duart dhe të shpërfytyrohej në fytyrë. Gruaja u mbajt në vëzhgim për disa ditë në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, aty ku kishte shtëpinë, nga Nuredin Dumani dhe Eljo Bitri.

Ky i fundit e qëlloi me grushte dhe sende të forta në fytyrë, por nuk i theu këmbët dhe duart siç Bengasi dhe Qoli u kishin kërkuar. Në vijim, Nuredin Dumani u takua në një kafe me avokatin Alban Bengasi, i cili i shprehu pakënaqësinë që ish-bashkëshortja e tij nuk ishte dhunuar ashtu siç i kishte kërkuar. Më tej Bengasi i ofroi shumën 120 mijë euro Nuredin Dumanit për ta eleminuar, shumë që sipas bashkëpunëtorit të drejtësisë ishte e pamjaftueshme për vrasjen e një gruaje. I vendosur për të zhdukur nga faqja e dheut ish-bashkëshorten, për të cilën kishte kaq shumë mllef, Alban Bengasi i tha Dumanit se gjithsesi një punë të tillë do e bënte dikush, duke përmendur edhe Gjergj Cukalin, të të ashtëquajturin “i forti” i “Myslym Shyrit”.

Ndaj Bengasit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi dyshime për përfshirje në veprimtari kriminale kundër personit dhe në fushën e krimit të organizuar.

 

Fraksion.com