Kërcënohen tri gjyqtare të tjera! Prokuroria nis urgjent hetimet
Tre gjyqtare të Gjykatës së Apelit janë kërcënuar gjatë shpalljes së vendimit ndaj një grupi kriminal.
Burimet, i thanë top channel se, kërcënimi i gjyqtareve ndodhi ditën kur ata dënuan 5 shtetas dhe konkretisht; Daut Elmazin, Gentian Zoton, Igli Memajn, Serxho Ademin dhe Albano Goxhajn, të cilët ishin akuzuar për një atentat të vitit 2019-të në qytetin e Vlorës, me të cilin u synua të vritej një personazh i botës së krimit i identifikuar si, Ines Hajrulla.
Gjatë shpalljes së vendimit të pandehurit mungonin, raporton Anila Hoxha, por salla ishte e mbushur me familjarët e tyre. Pasi kanë dhënë vendimin gjyqtarët janë tërhequr në dhomën e këshillimit dhe është dashur ndërhyrja e policisë për të shoqëruar kërcënuesit që ndodheshin në sallën e gjyqit.
Për këtë arsye Gjykata e Larte reagoi për të gjitha kërcënimet e gjyqtarëve dhe magjistratëve, përfshi dhe kërcënimin e dy prokuroreve Doloreza Musabelliu dhe Merita Sinani që hetuan grupin kriminal të Lushnjës
Fraksion.com