Horoskopi ditor e premte 6 tetor 2023
Ky është horoskopi ditor për sot, e premte 6 2023. Parashikimi për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.
Dashi
Planetët nuk do ju bëjnë të dëshpëroheni gjatë kësaj dite, përkundrazi ato do ju bëjnë më kurajozë. Për ju të dashuruarit Mërkuri do ndikojë pozitivisht në jetën sentimentale dhe do kaloni një ditë shumë të qetë. Me partnerin nuk do debatoni për asgjë. Ju beqarët do jeni më realistë dhe nuk do hidhni asnjë hap të gabuar. Jeta juaj do jetë fiks ashtu si e kishit ëndërruar gjithmonë. Në punë do keni plot ide interesante dhe do ecni para me rritmë më të shpejta. Do jeni mjaft profesionistë. Financat do dini si t’i mbani gjatë gjithë kohës nën kontroll kështu që nuk keni për të pasur tronditje.
Demi
Hëna do bashkëpunojë me Plutonin gjatë kësaj dite dhe do ua largojnë të gjitha kujtimet e dhimbshme. Ju të dashuruarit do jeni shumë të përkujdesur dhe lozonjarë me partnerin tuaj prandaj marrëdhënia me të do bëhet akoma më e bukur nga më parë. Ju beqarët ka rrezik të zhgënjehen tej mase nëse hidhni hapa të nxituara. Personat që do ju afrohen në të vërtetë nuk do jeni aspak ashtu si duken. Në punë do jeni edhe më të përgjegjshëm dhe do i kuptoni më mirë vlerat që keni. Buxheti nuk do jetë i keq, megjithatë po u treguat të pakujdesshëm mund të keni edhe tronditje.
Binjakët
Yjet e dashurisë dhe komunikimit do ju ndihmojnë mjaft gjatë kësaj dite dhe do ju bëjnë të ndiheni më së miri. Për ju të dashuruarit kjo e sotmja ka për të qenë e jashtëzakonshme. Shumë nga ëndrrat më të bukura do realizohen dhe do ndiheni plotësisht të plotësuar. Ju beqarët do realizoni takimet që keni ëndërruar gjithmonë dhe do ndiheni gati për të hedhur hapa me rendësi. Në punë do jeni në kërkim të një posti që t’iu bëjë më të njohur dhe do ju sjellë më tepër të ardhura. Gjërat nuk do jenë aq të lehta, por nuk duhet të dorëzoheni. Në planin financiar do ketë vetëm përmirësime kështu që përfitoni për të bërë edhe ndonjë investim të domosdoshëm.
Gaforrja
Mos u nxitoni për asgjë gjatë kësaj dite dhe mos hidhni hapa për të cilat do pendoheni. Ju të dashuruarit do keni shpesh debate me atë që doni për disa tema delikate dhe kjo gjë do ju bëjë të jeni gjithë kohës të mërzitur. Ju beqarët nuk duhet t’i merrni seriozisht të gjitha fjalët e ëmbla që do ju thonë sepse mund të lëndohen më pas. Në punë nuk do mjaftojë vetëm talenti. Bëni më shumë përpjekje dhe mos qëndroni në vend duke pritur nga të tjerët. Financat do vazhdojnë të mbeten të paqëndrueshme prandaj matuni disa herë para se të kryeni çdo lloj shpenzimi.
Luani
Hëna dhe Marsi do dinë si t’iu mbajnë me humor të mirë gjatë kësaj dite dhe nuk do ju vënë përballë sfidave të vështira. Nëse keni një lidhje do bini dakord për çdo gjë me partnerin tuaj dhe do ndiheni gati për të hedhur edhe hapa më të rëndësishme me të. Ju beqarët gjithashtu do jeni me fat dhe do e gjeni shpirtin tuaj binjak me të cilin do dashuroheni ashtu si do e ndieni. Në punë do ndiqni strategji strikte për të arritur atje ku dëshironi dhe çdo gjë do ju realizohet sipas planeve të bëra. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme, por me pak më shumë maturi dhe përkujdes do arrini atje ku keni dashur.
Virgjëresha
Mundohuni t’i bëni gjërat si duhet sot dhe të kuptoni rëndësinë e njerëzve që keni pranë. Ju të dashuruarit, edhe sikur të jeni të tejmbushur me punë mos e lini asnjë moment pas dore partnerin tuaj. Ai do ketë vërtet nevojë për ngrohtësinë, dashurinë dhe mbështetjen tuaj. Ju beqarët do filloni pa kuptuar një histori të bukur krahasuar me përrallat. Në punë perspektivat janë goxha të mira. Mund të ndryshoni paksa orientimin, por keni për të arritur rezultate edhe më të larta. Financat nuk do jenë të këqija, megjithatë nga sjellja juaj me to, shpenzimet dhe mënyra sesi do i menaxhoni do varet e ardhmja e tyre.
Peshorja
Ndryshe nga sa mund ta kishit menduar, planetët nuk do ju sjellin fat gjatë kësaj dite dhe shumë gjëra nuk do ju ecin si do i dëshironit. Për ju të dashuruarit e sotmja pritet të jetë e stuhishme. Mund të debatoni me parnerin edhe për gjërat më elementare në dukje pa ndonjë rëndësi të madhe. Ju beqarët do keni personalitet të fortë dhe nuk do bini pre e çdo taktike joshjeje. Në punë do mundoheni të bashkëpunoni me persona me vlera, por gjërat nuk do jenë aq të lehta. Për financat është një ditë mjaft e favorshme dhe ju mund të bëni edhe transaksione ose të shlyeni borxhet.
Akrepi
Venusin do e keni në krah gjatë gjithë kësaj dite dhe do ndiheni më të përmbushur se më parë. Ju të dashuruarit do bëni çdo gjë për partnerin tuaj dhe marrëdhënia në çift do ketë vetëm përmirësime. Edhe nëse keni pasur disa mosmarrëveshje do ndiheni më të qetë. Ju beqarët do bëni të pamundurën për t’u afruar me dikë që pëlqeni, madje për këtë mund të rrezikoni edhe një miqësi të vjetër. Në punë mos u nxitoni për asgjë nëse nuk doni të përballeni me probleme. Merrini gjërat shtruar dhe do dilni më të fituar. Me shpenzimet do jeni tej mase të kujdesshëm e të matur kështu që situata do mbetet e kënaqshme.
Shigjetari
Do jeni mjaft realistë gjatë kësaj dite dhe nuk do bëni aspak gjëra të nxituara. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë mjaft sensuale. Shpesh do ndiheni aq mirë në krahët e partnerit tuaj saqë do ju duket sikur nuk jeni në realitet. Ju beqarët do e harxhoni kohën me gjëra të kota dhe nuk do i përkushtoheni aq sa duhet kërkimit të dashurisë. Në punë duhet të jeni më largpamës dhe nuk duhet të mjaftoheni me pak. Po bëtë më tepër përpjekje keni për të arritur vërtet shumë lart. Në planin financiar gjendja ka për të qenë përgjithësisht e qëndrueshme.
Bricjapi
Ecni me plane dhe me prioritete gjatë kësaj dite sepse përndryshe do ndiheni keq shumë shpejt. Nëse keni një lidhje, duhet të lini çdo gjë tjetër pas dore dhe t’i përkushtoheni atij që keni në krah. Nëse nuk e bëni këtë ka rrezik që marrëdhënia mes jush të fillojë të ftohet dalëngadalë. Ju beqarët do keni dashuri me shikim të parë dhe rrahjet e zemrës do jenë të forta nga të dy palët. Urani do ju mbështesë fort në punë dhe do ju bëjë më ambiciozë. Do jeni të pandalshëm dhe do filloni projekte të reja. Nëse me shpenzimet nuk tregoheni aspak të matur e të kujdesshëm, shumë shpejt keni për të mbetur me xhepat bosh.
Ujori
Herë do jeni optimistë e herë pesimistë gjatë kësaj dite. Për ju të dashuruarit pritet që e sotmja të jetë normale. Do keni edhe ndonjë debat të vogël me partnerin, por nuk do mungojnë as momentet e këndshme. Ju beqarët duhet të tregoheni shumë më të kujdesshëm sepse asgjë nuk është ashtu si duket në pamje të parë. Në punë shefat do ju kërkojnë në takim dhe do iu thonë disa gjëra të rëndësishme. Përgatituni shpirtërisht sepse do ketë disa të reja. Në planin financiar do ecni me strategji dhe gjendja për fatin e mirë do jetë goxha e stabilizuar.
Peshqit
Bëni atë që do ndieni sot dhe mos u vini aspak nën presion. Keni për ta parë sa të qetë do ndiheni. Ju të dashuruarit, falë vizitës që do iu bëjë Venusi, nuk do ndiheni aspak të trishtuar. Në program do jetë harmonia, sensualiteti dhe çastet romantike. Nëse jeni beqarë nuk do keni asgjë më tepër sesa disa flirte pa ndonjë rëndësi të madhe. Në punë do mbizotërojë gjithë kohës qetësia. Do e bëni çdo gjë me ngadalë dhe pa u nxituar. Kjo do ju favorizojë. Në planin financiar nuk do keni vështirësi të mëdha, megjithatë sërish duhet të tregoheni të kujdesshëm në mënyrë që të mbroni edhe të ardhmen.
Fraksion.com