AktualitetTë fundit

“E futëm për pastrimin e gurëzave, por ndërhynë në 14 dhëmbë”, babai i 3-vjeçarit që ndërroi jetë pas ndërhyrjes te dentisti: Të hapen kamerat e klinikës

Babai i 3-vjeçarit që humbi jetën pas ndërhyrjes te dentisti. Ai foli për emisionin “Me zemër të hapur” në News24, të moderatores Evis Ahmeti, ndërsa theksoi se djalit i kishte bërë 14 dhëmbë.

“Gjendja e gruas është e rënduar. Është lehonë, se djali i vogël është 2 muajsh. Brian i kishte vënë dhe emrin. Kërkoj të drejtën që ai doktor mos të ekzistojë më. Nuk mund ta quaj më mjek, as atë as stafin që ka atje. Shqetësimi ishte mbidoza e narkozës.
Pse vendosët ta dërgonit te kjo klinikë?
Duke marrë miratimin e edhe shumë të tjerëve, se mbahej si dentisti anestezist. Djali kishte për mbushje dhe pastrime. Nuk kam qenë kurrë për konsultë. Kam shkuar personalisht me gjithë të dhënat dhe i kam treguar për problemin. Djali im për herë të parë në klinikë shkeli në 28 tetor, ditë të tjerë nuk ka qenë
Fraksion.com