AktualitetKosovaPolitikëRajoniTë fundit

Baerbock në Tiranë: Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë vënë në rrezik Procesin e Berlinit

Kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock ka mbërritur në Tiranë, në kuadër të samitit të Ministrave të Jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit.

Në fjalën e saj në pritje të nisjes së samitit me pjesëmarrjen e 24 delegacioneve, Baerbock tha se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë vënë në rrezik proçesin e Berlinit.

“Ne jemi këtu në mes të Evropës dhe kjo është rruga për të shkuar më shpejt drejt BE-së. E rëndësishme për ndërlidhjen mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. Marrëveshje për ndërveprimin mes vendeve, siguri, mbrojtje dhe lëvizshmëri.

Konflikti mes Kosovës dhe Serbisë është potencial kërcënimi për Procesin e Berlinit. Jemi në të njëjtën linjë me SHBA-në dhe BE-në sa i përket tërheqjes së forcave serbe nga veriu i Kosovës. Duhet të tregojmë vendosmëri më të madhe me prezencën e KFOR-it në komunat me shumica serbe”.

 

Fraksion.com