AktualitetKosovaPolitikëTë fundit

Abazoviç: Ndërkombëtarët s’mund të lajnë duart, të marrin përgjegjësi. Për ne nuk ekzistojnë vende ekstraterritoriale

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazovic foli sot në Tiranë për ngjarjet në veri të Kosovës, qëndrimet e ndërkombëtarëve dhe Tiranës zyrtare

Abazovic: Unë mendoj se hetimi që do të realizohet do të tregojë të vërtetën. Ishte fare e papranueshme kjo që ka ndodhur në Veriun e Kosovës. Mali i Zi përkrah qëndrimet e BE-së dhe NATO. Kushdo që ka krijuar atë lloj konflikti, atë lloj vrasjen e njerëzve, duhet të përgjigjet. Unë e pres hetimin dhe nga autoritetet e Kosovës dhe nga autoritetet e Serbisë dhe nga ndërkombëtarët. Ndërkombëtarët nuk mund të lajnë duart para kësaj pune sepse ka pasur shumë paralajmërime nga ana e Kosovës se atje gjenden njerëz të rrezikshëm. Pra, dhe ndërkombëtarët duhet të marrin përgjegjësinë e vet.
Mali i Zi e ka njohur Kosovën në kufijtë dhe për ne nuk ekzistojnë vende të cilat janë ekstraterritoriale. Dakord jemi me praninë e KFOR-it, por dihet çilët janë kufijtë e shteteve në Ballkanin Perëndimor.

Nuk kam një qëndrim për praninë e KFOR, po duhet të them atë që jam i bindur që ditën e parë që kemi filluar bashkëpunimin me z. Rama është se veprimet e tij, përkushtimi i tij shkojnë vetëm në drejtim të modalitetit për paqe dhe progresit. Nuk jam ai që do bëjë kritika ndaj Ramës, pasi jam i bindur se çdo veprim i tij shkon në drejtim vetëm si të kemi një rajon ku ka me qenë fokusi më shumë në bashkëpunim dhe paqe.

Ne jemi një shtet i cili është i gatshëm për bashkëpunim rajonal. Çdo iniciativë ku mund të jepet kontribut për ne është e pranueshme.

Nacionalizmi në trevat e Ballkanit është krijuar prej kriminelëve. Ata që merren me trafik, kontrabandë. Lufta kundër grupeve kriminale në të gjithë Ballkanin do të sjellë begati dhe ulje të tensioneve në çdo vend të rajonit. Këta njerëz që kanë marrë pjesë në këtë akt mendoj se duhet të ballafaqohen me një dënim shumë të rëndë.

Lajçak
Politika e tyre nuk ishte fort efikase dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me atë që ka ndodhur para pak ditësh në Kosovë, por në kontinuinitet, me Bosnjën në 1995, në 1999. Duhet të jenë më të qartë për qëllimin përfundimtar. Kështu kemi deklarata të ndryshme nga njerëz të ndryshëm

 

Fraksion.com