AktualitetPolitikëTë fundit

Sula: Basha s’ka marrë përgjigje se s’ka urdhër nga Rama! Nikolla: Meqë je kaq i zoti, zgjidhni vetë hallet tuaja

Deputeti i PD, Dash Sula i ka kërkuar Lindita Nikollës që të japë një përgjigje sa i takon vendimit që i ka nisur Partia Demokratike e Lulzim Bashës për Kryetarin e Grupit Parlamentar.

Sula tha se Basha nuk ka marrë ende përgjigje sepse s’ka urdhër nga Rama.
“Je formale. E demonstrove që the se ja kam çuar zyrës së këshilltarëve prej gati një muaj dhe këshilltarët tuaj, zyra juridike dhe stafi jot ka një muaj që s’ka dhënë përgjigjen për një shkresë që ka ardhur nga opozita .Jepjani, por s’keni marrë akoma urdhrin atë që duhet të bëni se kush do jetë opozita. Ne si parlament jemi kthyer në noter, ju s’bëni dot asnjë hap pa marrë urdhër nga kryeministri. Ju zonja kryetare doni që patjetër të shpikni opozitën”, tha Sula.

Ndërkohë, kryetarja e Kuvendit i ka kërkuar që t’i zgjidhin vetë hallet e veta.

“Qetësoheni zoti Sula. Kur jeni kaq të zotët zgjidheni vetë çështjen. Pse prisni tua zgjidh unë”, tha Nikolla

 

Fraksion.com