“PS po pengon përfaqësimin e opozitës në komision”, Bardhi: Po zvarrisin reformën zgjedhore, Kuvendi nuk funksionon nëse
Se Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka folur për mediat pas bllokimit të foltores së Kuvendit nga opozita për shkak të refuzimit nga pozita për të votuar ndryshimet e reformës zgjedhore.
Bardhi u shpreh se opozita ka të drejtë të caktojë ai përfaqësuesit e vetë në komisionin e reformës zgjedhore, ndërsa shtoi se ka një tentativë të qartë të grupit të PS për të penguar përfaqësimin e opozitës në këtë komision për të zvarritur realizimin e reformës zgjedhore.
Sipas tij nëse opozitës i mbyllet çdo hapësirë Kuvendi nuk mund të funksionojë në mënyrë normale dhe kjo sjell humbjen e çdo mundësie për bashkëjetesë normale mes pozitës dhe opozitës.
“Opozita ka të drejtë të caktojë ai përfaqësuesit e vetë në komisionin e reformës zgjedhore. Ka një tentativë të qartë të grupit të PS për të penguar përfaqësimin e opozitës në këtë komision për të zvarritur realizimin e reformës zgjedhore.
Nëse opozitës i mbyllet çdo hapësirë, Kuvendi nuk mund të funksionojë në mënyrë normale. Kur nuk realizohen kërkesat e interpelancës, kur nuk lejohen komisionet, kjo do të thotë se parlamenti ka humbur çdo mundësi bashkëjetese normale mes pozitës dhe opozitës”, u shpreh Bardhi.
Fraksion.com