AktualitetTë fundit

“Klinika, nuk na hapte telefonin”, vdekja e 3-vjeçarit në Tiranë, familjarët: “Nga narkoza!”. Policia sekuestron kartelën, pritet ekspertiza

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet ku një fëmijë 3 vjeç ka humbur jetën pas një trajtimi për dhëmbët në një klinikë private, ku mjek është Roland Xhaxho.

Prindërit kanë dhënë dëshminë e tyre në polici dhe kanë akuzuar klinikën dhe mjekun për trajtimin, pasi sipas tyre vdekja ka ardhur nga narkoza.

Mbi dentistin 70-vjeçar Roland Xhaxho rëndon akuza për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm”.

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë:

“Kur ka ardhur në spital, klinika i ka bërë anestezi totale dhe më pas ka nisur ndërhyrjen. Pas ndërhyrjes, klinika i ka thënë prindërve ta çojnë në shtëpi se do të zgjohet nga narkoza. Por më pas fëmija është ndjerë keq dhe prindërit e kanë dërguar në spitalin pediatrik, ku ka rënë në gjendje kome dhe më pas ka ndërruar jetë.
Sipas prindërve, fëmijës i është bërë mbidozim narkoze dhe trajtim i gabuar dhe kjo është arsyeja e vdekjes.
Policia ka sekuestruar të gjitha kartelën shëndetësore. Pritet dhe akt-ekspertimi mjeko-ligjor.
Paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes anestezia totale ndaj të cilës është nënshtruar i mituri”, raportoi Çelmeta.
Ai tha se ngjarja është tentuar të mbahet e fshehtë. “Vetëm pas denoncimit të familjarëve, është bërë publike. Prindërit kanë deklaruar se kanë telefonuar në klinikën ku u bë ndërhyrja, por nuk u janë përgjigjur as në telefon. Më pas fëmija është dërguar në spitalin pediatrik”, raportoi ai.

 

Fraksion.com