AktualitetPolitikëTë fundit

“Ke marrë 2 kate në kullën më të shtrenjtë”, Basha debat me Bardhin: Prokuroria të më hetojë mua ose shpifësit

Ka nisur me debate dhe replika të forta seanca e sotme parlamentare.

Basha i ka kërkuar Kuvendit që të shprehet për kreun e Grupit pas vendimt për kreun e grupi parlamentar, që sipas tij Gazment Bardhi është i shkarkuar.

Ai i është drejtuar Lindita Nikollës ose të japë vendimin ose të pranojnë se jani pjesë e aleancave të kullave.

Menjëherë pas tij ka replikuar Gazment Bardhi i cili ka akuzuar Bashën se sapo ka përfituar dy kate vetë në një nga kullat më të shtrenjta të Tiranës.

Pjesë nga debati:

Bardhi: U emocionova shumë veçanërisht nga kjo Aleanca e Kullave. Parafolësi është i vetmi që muaj e fundit ka marrë dy kate në një nga kullat më të shtrenjta të Tiranës,  dhe kur vjen këtu për të akuzuar kolegët për aleanca të kullave, numëro katet në kullat më të shtrenjta të tuat dhe familjarëve të tu. Je i vetmi njeri në këtë sallë i vetëshpallur kryetar. Nuk guxon të mbledhësh grupin. Je ti dhe 3 të tjerë që të shkojnë nga mbrapa. Nuk je përfaqësues i PD-së. Nuk je as opozitë, as përfaqësues i PD, as përfaqësues i grupit parlamentar.  Je një i rikthyer pas një viti e gjysmë mungese gjoja për të bërë opozitën, por opozitën e ke me kolegët e tu, se me këta mbrapa nuk ta mban.

Basha: Zonja Kryetarja prisja përgjigje nga ty dhe jo nga autorët e kësaj zallamahie. Meqë keni vendosur të nxirrni dhjam nga pleshti, jep përgjigje. Për ata që kanë vendosur të bëjnë luftën e tyre të ndyrë personale, në tradhti të interesave të qytetarëve dhe demokratëve, kam një përgjigje, shumë shpejt do të përballeni me vetëdijen tuaj, me projektligjin për vettigun politik.Shqiptarëve do iu them është i vetmi parlament që nga viti 1991 ka një rregull, që deputeti nuk ka përgjegjësi për atë që thotë. Sot ky rregull është bërë shkak të hapet goja çorap i pisët. Nga deklarata si këto, ose prokuroria nis hetime për mua, ose i nis për shpifësit. Shpifësit, gojë çorap pisët, ata që natën firmosin për kulla dhe ditën sulmojnë PD-në për llogari të Ramës, ta dinë jo vetëm që nuk na i mbyllin gojën, por shumë shpejt do të përballeni me vettingun. Këto nuk janë çështje të interesit të PD-së as të interesit tim personal.

Nikolla: Do të merrni përgjigjen e duhur. Unë kam thënë që do i drejtohem shërbimeve juridike dhe do i drejtohem dhe Komisionit të Rregullores për këtë situatë të paprecedentë.

 

Fraksion.com