AktualitetPolitikëTë fundit

“Jeni të zhytur nga koka te këmbët”, deputeti Noka: Toka e kujt është Kosova? Thikë pas shpine…

Me tone të forta, deputeti i PD-së, Flamur Noka ka lëshuar akuza në drejtim të qeverisë Rama, se po i fut thikë pas shpine Kosovës.

“Gjithmonë keni gjetur një formulë për të dalë nga situata për të hequr vëmendjen nga thelbi dhe nga çështja që duhet trajtuar. Të gjithë shqiptarët presin të diskutohet për Kosovën. Mos kujtoni se duke bërë këtu teatër me kukulla t’ju do shmangni çështjes kryesore”

Noka tha se deklaratat se Kosova është toka e askujt është një thikë pas shpine ndaj saj.

Ai tha se maxhoranca sot është e zhytur nga koka te këmbët.

“Jeni të zhytur nga koka te këmbët. Përdorni kukullat Matrioshka, ushtarët e Taulantit, që të hiqni vëmendjen nga thelbi. A mund të thuhet se Kosova është tokë e askujt? Apo është tok brez pas brezi shqiptare! Kë përfaqësoni ju këtu? Interesat e popullit shqiptar apo të tjerë? Na tregon zonja Spiropali se nuk është Kosova çështje e politikës së jashtme. A është tradhti kombëtare, thikë pas shpine kjo që po bëni me Kosovën?”, tha Noka.

“Na tregon Spiropali që Kosova nuk qenka çështje politike. Kosova është çështje në gjithë botën dhe në rajon. Thikë pas shpine për Kosovën… të thuash që Kosova nuk ka aftësinë ta ruajë integritetin e vet. Edi Rama dhe Vuçiçi bëjnë thirrje që KFOR-i dhe jo Policia e Kosovës të ruajë Veriun e Kosovës. Kthejeni çështjen aty ku është, aty ku i dhemb çdo shqiptari”, tha Noka.

 

Fraksion.com