AktualitetTë fundit

“Duam drejtësi!”, rrëfimi i gjyshit të 3-vjeçarit: Qëndroi 9 orë në operacion te dentisti. Mjekët e dinin që …

Në një prononcim për mediat, gjyshi i 3-vjeçarit që humbi jetën pas vizitës tek mjeku stomatolog, ka treguar detaje për vdekjen e të miturit.

Ai tha se nipi i tij ishte dërguar tek mjeku për disa ndërhyrje në dhëmbët e tij.

“E çuam për të pastruar dhembet. Bëmë konsulte me mjekun dhe vajzën e tij, ku na sugjeruan operacionin dhe ne pranuam. Djalit i bënë anestezi totale dhe e futën në operacion, ku qëndroi 9 orë.

Gjyshi i vogëlushit tha se djali përfundoi në koma për shkak të anestezisë.

“Mjekët u mblodhën të gjithë, bënë konsultë. Unë jua thash se shkaktar i kësaj gjendje, ishte mjeku. Ai i hodhi narkozë të tepër, se ata e thanë se po i hiqnin mbingarkesën. Ata po punonin kot.Ata e dinin që djali nuk kthehej në jetë. Për të na qetësuar ne e mbajtën 3 ditë. Të enjte në darkë e shtruam, të diel në darkë ndërroi jetë. I bëmë autopsinë. Nuk kemi folur as me dentiste as dentist. Vetëm mjekët e spitalit ishin aty. Ne duam vetëm një gjë nga shteti, se e dimë që nuk kthehet djali; duam drejtësi. Ne bëmë kallëzim në polici. Nuk kemi marrë asnjë reagim nga Ministria e Shëndetësisë.Kemi dëgjuar për disa raste në atë spital. Ne kemi atë dhimbje dhe ai po punon atje. Ai ka në spital punonjës që po punon ende, operon nga zemra, bashkë me gruan, vajzën dhe dhëndrin. Kërkojmë drejtësi!”, tha gjyshi.

 

Fraksion.com