Bardhi: Basha ka marrë dy kate te kulla ‘LionRezidence’ te Liqeni Artificial
Gazment Bardhi ka hedhur akuza në drejtim të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha se ka përfituar 2 kate te kulla Lion Rezidencë në afërsi të Liqenit Artificial.
Bardhi tha se nëse ai e ka shpifur e sfidon që ta çojë në gjykatë.
“Sa herë do të hedhë fjali në ajër që nuk ja kupton rëndësinë e asaj që thotë do të duhet të ballafaqohet me të vërtetën. Basha një muaj pasi humbi zgjedhjet e i fut një porosi për dy kate. Është kulla në hyrje të Liqenit.
Pasi rikthehet me vet shpallje në krye të PD-së, më shumë koha kalon në zyrën e arkitekturë për mobilimin e apartamenteve se sa të bëjë opozitë. Herë tjetër të mendojë mirë se ku i hedh fjalët. Nuk jam avokat i askujt. Nëse unë kam shpifur e sfidoj të më çoj në gjykatë. Do duhet të vij të përballet me të vërtetën. Dy kate në kullën më të shtrenjtë të Tiranës, në Lion Residencë! Merreni e shikojeni.”- tha Bardhi.
Fraksion.com