Life StyleTë fundit

Victoria Beckham thyen heshtjen për tradhëtinë e dyshuar të David Beckham para 20 vitesh

Në një rrëfim thellësisht personal dhe të sinqertë, Victoria Beckham foli për trazirat emocionale që kaloi pas akuzave rreth tradhëtisë së supozuar të burrit të saj David me Rebecca Loos, gati dy dekada më parë.

Gjatë kohës kur Davidi luante me Real Madridin, pati thashetheme se ai kishte tradhëtuar Victoria dhe ato muaj stilistja thotë se ishin ndoshta më rraskapitësit e jetës së saj.

Në një bisedë intime gjatë dokumentarit të tyre në Netflix, ‘Beckham’, Victoria tha: “Ishte periudha më e vështirë për ne. Sepse ndiheshim sikur gjithë bota ishte kundër nesh. Ne ishim kundër njëri-tjetrit…Pa shkuar në Madrid ndonjëherë ndiheshim sikur ishim ne kundër të gjithëve, por ishim bashkë, ishim të lidhur, kishim njëri-tjetrin. Por në Spanjë, ishim të shkëputur.”

Dhimbja e thellë nga ajo periudhë ishte e dukshme, me Victoria që pranoi se shpesh ndihej e izoluar, madje edhe nga Davidi.

Njëlloj reflektues, David u përpoq të gjente fjalë për të përshkruar krizën e tyre në 2003, duke kujtuar se si ndiheshin sikur po “mbyheshin”. Ai tha: “Sa herë që zgjoheshim ndjenim se kishte diçka tjetër… ne të dy ndjeheshim në atë moment se nuk po humbnim njëri-tjetrin, por po mbyheshim.”

Ndërsa bota spekulonte, Davidi kujtoi agoninë e përditshme: “Ndihesha i sëmurë fizikisht, çdo ditë kur hapja sytë thoja: “Si do ta bëj këtë?”

Mbrëmjen e djeshme u mbajt premiera e dokumentarit të David në Londër. Dokumentari sjell jetën e Davidit nga vitet e tij të hershme deri në sipërmarrjen e tij të fundit si bashkëpronar i ekipit amerikan, ‘Inter Miami’.

Të pranishëm në premierë ishin fëmijët e tyre: Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper.  Hapja e Beckhams në dokumentar dukej një dëshmi e dëshirës së tyre për autenticitet. Ata besonin se nuk kishin më “asgjë për të provuar”.

Mes sprovës së Madridit, Victoria kishte mbetur në Mbretërinë e Bashkuar për të ruajtur stabilitetin për djemtë e tyre, Brooklyn dhe Romeo. Kjo ndarje e përkeqësoi ndjenjën e vetmisë dhe izolimit të Davidit në Spanjë. Ai tregoi: “U shita brenda natës, minutën tjetër isha në një qytet të ri, nuk flisja mirë gjuhën. Më e rëndësishmja, nuk kisha familjen time“.

David tregoi se sa vitale ishte Victoria për të, duke vënë në dukje se ata duhej të “luftonin për njëri-tjetrin, ne duhej të luftonim për familjen tonë”.

Si pjesë e procesit të tyre të shërimit, familja u zhvendos në Madrid. Djali i tyre, Cruz, lindi atje, duke sinjalizuar një fillim të ri.

Çifti gjeti paqe kur u zhvendosën në Los Angeles, ku David luajti për LA Galaxy.

 

Fraksion.com